Shumë projekte të kontraktuara në Komunën e Gjilanit nuk përfundojnë brenda afatit kohor siç parashihet me kontratë. Ndërkaq qeverisja lokale deri tani nuk ka shqiptuar masë ndaj kompanive, të cilat nuk u janë përmbajtur obligimeve për të cilat janë kontraktuar.
Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj për vitin 2017 për Gjilanin ka gjetur se zvarritje të punimeve janë duke ndodhur edhe në rregullimin e shtratit të Lumit Mirusha në fazën e dytë, e cila kontratë ishte nënshkruar në vitin 2012 në vlerë prej 3 milionë e 133 mijë eurove, shkruan sot “Koha Ditore”.
Tek kontrata për “Rregullimin e shtratit të lumit Mirusha faza 2” ditët e kontraktuara të punimeve ishin 196, ndërsa të ekzekutuara ishin 705 ditë pune, ndërkohë që punimet ende nuk kishin përfunduar.
Vonesa janë hasur edhe në kontratat siç është rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën e “Gjinollëve” në vlerë 79 mijë e 779 euro, rregullimi i kanalizimit në fshatin Perlepnicë në vlerë 89 mijë e 784 euro, ndërtimi i çerdhes, në lagjen “Dardania 1” në vlerë 374 mijë e 555 euro si dhe rregullimi i kanalizimit në fshatin Bresalc në vlerë 215 mijë e 835 euro, thuhet në raportin e auditivit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rregullimi i shtratit të lumit “Mirusha” u vonua 10 vjet, gjilanasit thonë se tash po bëhet për fushatë
-
Ministria e Bujqësisë i shpenzoi mbi 660 mijë euro për projekte që nuk u funksionalizuan
-
Telashet e Fushë-Kosovës në menaxhimin e kontratave
-
Auditori gjen një mal me shkelje në komunën e Gjilanit
-
Mbi 1.5 milionë euro vlera e dëmeve nga vërshimet në Gjilan