Komuna e Gjilanit ka bërë me dije se vlerësimi preliminar i dëmeve nga vërshimet kap koston e mbi 1.5 milionë euro.
Sipas Bekim Bajramit, drejtor i Urbanizmit, vlerësimin e para janë bërë në zonën e Stanishorkës, në pjesën veriore dhe Livoçin e Epërm. Ai ka njoftuar se deri në fillim të javës do bëjnë regjistrimin e të gjitha rasteve ku vërshimet kanë shkaktuar dëme.
Ai ka theksuar se dëmet kryesisht janë në objekte familjare, mobileri, inventar, pajisje te ndryshme, aparate, stoqe ushqimore, dëmtime në konstruksion, artikuj biznesi, makineri, automjete, vetura, bujqësi etj.
“Një fat i madh është që lumi Mirusha është mbuluar dhe kanalizuar, duke evituar dëmet edhe më të mëdha në pjesën qendrore të qytetit”, ka thënë kryetari i Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Gjilan, Bekim Bajrami.
-
Haziri: Vlerësimi fillestar për dëmet nga vërshimet është 1.5 milionë euro
-
Mbi një milion euro dëme nga vërshimet në Lipjan
-
Mbi 5.7 milionë euro dëme nga vërshimet e janarit
-
Qytetarët në pritje për kompensim, për dëmet nga përmbytjet
-
Përmbytjet nga vërshimet e fillimvitit shkaktuan dëme rreth 8 milionë euro