Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rregullimi i shtratit të lumit “Mirusha” u vonua 10 vjet, gjilanasit thonë se tash po bëhet për fushatë

Pas dhjetë vjetësh, projekti për rregullimin e shtratit të lumit “Mirusha” ka hyrë në fazën përfundimtare të realizimit.

Ky projekt ishte premtim i secilit kryetar të Gjilanit dhe secili ka prerë së paku nga një shirit për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa qytetarët për shumë vjet janë përballur me një gjendje të rëndë për shkak se punimet në lumin që është shndërruar në një kanalizim masiv, kanë nisur dhe janë lënë në gjysmë.

Megjithëse në pjesën më të madhe ku ka shtëpi, shtrati i lumit është rregulluar, komuna e Gjilanit planifikon që lumin ta mbulojë duke e kthyer në shëtitore.

Arsye për këtë veprim, kryetari i Komunës thotë se është derdhja e kanalizimit në lumë dhe mungesa e ujit. Haziri tregon se mungesa e mjeteve, modifikimi i projektit si dhe revidimi i terrenit janë arsyet e zvarritjes së projektit.

Me këtë projekt, parashihet që të rrënohet edhe një pjesë e ish-objektit të komunës, në mënyrë që sipas zyrtarëve, të krijohet hapësirë e mjaftueshme për shëtitoren dhe pjesën përcjellëse.

Qytetarët ndihen të zhgënjyer me punën e kryetarit dhe shumë pak besojnë se ky projekt do të përfundojë me kohë. Sipas tyre, punët po rinisin në këtë kohë për shkak të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Kostoja për fazën e parë të ndërtimit të këtij projekti kap shumën e 365 mijë eurove, ndërsa pritet të përfundojë brenda këtij viti.