Punimet në segmentin e parë të shëtitores mbi lumin Mirusha në gjatësi prej 270 metrash janë në prag të përfundimit. Kostoja e tij kap vlerën prej 365 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pikërisht shkaku i kësaj shume, zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se vazhdimin e projektit do ta rishikojnë, ngase segmenti i parë i ndërtimit të shëtitores mbi lumin Mirusha, që ka filluar nga qendra e qytetit deri tek lagjja e “Balecit” po vlerësohet i kushtueshëm për buxhetin komunal.
Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, ka deklaruar se ata do të vazhdojnë me punimet në trajtimin e ujërave të zeza dhe mbulimin e lumit me pllaka të betonit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Haziri: Shëtitorja mbi lumin Mirusha përfundon sivjet
-
Rregullimi i shtratit të lumit “Mirusha” u vonua 10 vjet, gjilanasit thonë se tash po bëhet për fushatë
-
Prezantohet projekti i shëtitores mbi lumin Mirusha
-
Finalizohet faza e parë e punimeve e shëtitores në “Parkun e Pishave” në Shtime
-
Ndërtohen shtigjet e ecjes deri te Ujëvara e Mirushës