Dhjetëra fshatra të Ferizajt po përballen me mungesë të rrjetit të ujësjellësit, ndërsa Ministria e Financave nëpërmjet kredive të buta me Qeverinë e Austrisë, do ta realizojë një projekt madhor prej 5 milionë e 125 mijë eurosh për zgjerim të rrjetit të ujit të pijshëm për territorin e kësaj komune.
Andaj në mbledhjen e 26-të të Qeverisë së Kosovës,të hënën, është vendosur për financimin e këtij projekti, i cili është specifikuar për ndërtimin e skemës për furnizim me ujë në Komunën e Ferizajt, shkruan sot Koha Ditore.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se kjo marrëveshje me Qeverinë austriake ka pasur afatin e shfrytëzimit të fondeve deri më 31 dhjetor 2016, mirëpo atë e kanë negociuar për zgjatjen e afatit edhe për 2 vjet të tjerë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kredi 5-milionëshe për fabrikën e ujit për pesë fshatra të Ferizajt
-
Kosova me katër kredi të buta nga Austria për furnizimin me ujë
-
Gremja bëhet me ujësjellës
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euroshe për ujërat e zeza në Ferizaj