Ndërtimi i fabrikës së ujit të pijshëm për furnizim të Fshatit të Vjetër, Bibaj, Dardani, Zllatar dhe Sojevë të Komunës së Ferizajt ka marrë epilogun, ngase Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për kredi të butë me Qeverinë e Austrisë, shkruan sot Koha Ditore.
Në kuadër kësaj marrëveshjeje Komunës së Ferizajt pritet t’i ndahen mbi 5 milionë euro për ndërtimin e fabrikës së ujit të pijshëm në fshatin Talinoc i Muhaxherve.
Arbër Bytyqi, drejtor për Infrastrukturë në Komunën e Ferizajt, ka thënë se projekti i fabrikës së ujit do të nisë në qershor të këtij viti derisa janë bërë të gjitha përgatitjet e tjera.
“Për këtë projekt tashmë është ratifikuar edhe marrëveshja me Qeverinë e Austrisë për një kredi të butë, ndërkohë që pritet të nisë projekti në muajin qershor. (Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).
-
Nis ndërtimi i fabrikës së ujit për katër fshatra në Ferizaj
-
Gjashtë fshatra të Ferizajt pa ujë të pijes
-
Prej vitesh, zvarritet funksionalizimi i fabrikës së ujit në Talinoc të Ferizajt
-
Ndërtimi i Fabrikës së Ujit në Ferizaj, peng i procedurave
-
Propozim-vendimi për huanë nga BERZH-i në vlerë prej 5 milionë eurove procedohet për në Kuvendin e Prizrenit