Banorët e Fshatit të Vjetër, Bibaj, Dardani, Zllatar dhe Sojevë të Ferizajt vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Ata ankohen se anashkalohen në investime nga qeverisja aktuale lokale. Madje thonë se s’është planifikuar as më 2019. Ndërsa komunarët thonë se bëhet fjalë për procedura për Fabrikën e Ujit.
Vjet, Komuna e Ferizajt pati marrë një kredi të butë në vlerë prej 5 milionë eurosh nga Qeveria e Austrisë për ndërtimin e Fabrikës së Ujit dhe të ujësjellësit në këto fshatra, mirëpo ai projekt po zvarritet, madje nuk po figuron as në projektet e Komunës për vitin 2019, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë, banorët e këtyre fshatrave kanë akuzuar Komunën për mosshqyrtim të kërkesave zyrtare, nëpërmjet të të cilave duan projektin e fituar nga ish- qeverisja e kaluar. Ndërkohë, rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjet e fundit të KK-së, derisa përfaqësuesi i fshatit Zllatar, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevat Sallahu, ka akuzuar Komunën për investime mbi baza partiake.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)