Pretendimet e ish-shefit të gjyqtarëve në EULEX, Malcolm Simmons për korrupsion dhe ndërhyrje politike kanë goditur sërish besueshmërinë në misionin më ambicioz të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Akuzat e Simmons dhe ato të ish-prokurores Mariah Bamieh, para dy vjetësh, janë vlerësuar si shprehje e misioneve që janë në prag të shpërbërjes. As premtimi i EULEX-it se para drejtësisë do t’i vërë “peshqit e mëdhenj” nuk u realizua. Në shumë raporte vendore e ndërkombëtare Kosova vazhdon të renditet në mesin e vendeve më të korruptuara, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pak ditë para shpalljes së gjykimit në njërin nga rastet më të mëdha për korrupsion - atë kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve, gjyqtari britanik Malcolm Simmons shpërtheu në akuza kundër misionit, të cilit i shërbeu për shumë vite.
Në artikullin e publikuar në “Le Monde”, Simmons përmendi edhe Limajn, duke thënë se rasti ishte i kurdisur. Sipas tij, EULEX dëshironte rrëzimin e një pjese të klasës politike, përfshirë ish-zyrtarin e lartë të PDK-së, Limaj.
E pak ditë pas deklaratave të gjyqtarit britanik, gjykata e shpalli të pafajshëm Limajn dhe të tjerët të akuzuar për korrupsion milionësh në Ministrinë e Transportit, në një proces maratonë që zgjati gati tetë vjet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.