Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizreni shpenzon vetëm çerekun e buxhetit të planifikuar

Drejtorët e Ekzekutivit të Prizrenit të martën kanë raportuar para kryetarit Mytaher Haskuka lidhur me ecurinë e zbatimit të projekteve kapitale dhe shpenzimin e buxhetit në kategori të ndryshme.

Sipas të dhënave të prezantuara ka dalë se dikasteret e qeverisë lokale ende nuk e kanë shpenzuar as çerekun e buxhetit të planifikuar për këtë vit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtuesit e Komunës kanë pranuar se i qëndrojnë realizimit të buxhetit, por, sipas tyre, ecuria nuk është alarmante, ngase tash e tutje prioritet do t’i jepet shpenzimit të mjeteve nga granti qeveritar ashtu që në fund të vitit të mos ketë suficit.

“Takimi i Ekzekutivit komunal është përqendruar në raportimin për realizimin e projekteve dhe shpenzimin e buxhetit komunal, për arsye se po vjen muaji qershor dhe duhet të përgatitemi për rishikimin e buxhetit”, ka thënë Haskuka, pas mbledhjes, e cila për herë të parë gjatë këtij mandati ka qenë e hapur për gazetarët dhe monitoruesit e shoqërisë civile. Sipas tij, në këtë mënyrë është kuptuar se cilat projekte po rrjedhin pa probleme, ku ka sfida dhe ku duhet orientuar rishikimi i buxhetit.

“Normalisht jemi pak prapa në aspektin e realizimit të buxhetit, por është viti i parë i qeverisjes dhe ne këtë buxhet e kemi trashëguar nga qeveria e kaluar. Ka disa projekte që nuk do t’i vazhdojmë, pastaj ka disa projekte që do t’i vazhdojmë dhe disa sosh do t’i fillojmë rishtas apo pas rishikimit të buxhetit”, ka deklaruar Haskuka... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm