Menaxhmenti i Komunës së Prizrenit, në prag të përmbylljes së vitit financiar 2018, ka bërë të ditur se suficiti në kategorinë e investimeve kapitale do të jetë rreth 15 për qind të mjeteve nga granti qeveritar.
Sipas drejtuesve të Komunës kanë qenë shumë probleme e sfida që kanë përcjellë punën e Ekzekutivit këtë vit, që kanë pamundësuar realizim më të lartë të buxhetit, veçmas tek investimet kapitale, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithëkëtë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka ka vlerësuar se pushteti lokal i Prizrenit ka pasur sukses në menaxhimin e fondeve publike, sidomos të grantit qeveritar.
“Realizimi në kategorinë e investimeve kapitale do të jetë diku 85 për qind. Janë disa projekte të mëdha që nuk i kemi vazhduar, sepse kanë qenë në kundërshtim me ligjin. Disa projekte janë planifikuar, por nuk ka pasur projekt e as vend të caktuar dhe ka qenë e pamundur që të realizoheshin pa planifikim të mirëfilltë”, ka thënë Haskuka, duke ia ka hedhur përgjegjësinë për këtë ish-Qeverisë lokale.
Sipas tij, rol në këtë drejtim ka luajtur ‘tenderomania’, praktikë që sipas tij po ndryshohet nga Qeveria aktuale.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
-
Bie shkalla e realizimit të investimeve kapitale në Prizren
-
AAK: Suficiti për investime kapitale në Prizren do të jetë milionësh
-
Bizneset ankohen për mospërmbushje të premtimeve elektorale nga Haskuka
-
Prizreni shpenzon vetëm çerekun e buxhetit të planifikuar
-
1.1 milionë euro të pashpenzuara nga granti qeveritar