Në 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Komuna e Prizrenit ka përuruar Muzeun e Dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky organizim u bë në prani të institucioneve të vendit dhe organizatave të dala nga lufta. Megjithatë, në hyrje të Muzeut u vërejtën disa gabime drejtshkrimore.
Aty shënohej “Muzeu i Dëshmoreve” dhe “Martys Museum”, në vend të “Muzeu i Dëshmorëve” dhe “Martyrs Museum”.

Për këto gabime ka pasur reagime të shumta në rrjetin social Facebook, ku komentues kanë kritikuar Komunën për mungesë të seriozitetit.
Kryetari Mytaher Haskuka ndër tjera ka thënë se ky muze duhet të plotësohet vazhdimisht, në mënyrë që ta dokumentojë në mënyrën më të mirë luftën e UÇK-së.
"Këtu duhet kemi arkivën për luftën e UÇK-së, duhet ta lidhim muzeun me Universitetin “Ukshin Hoti”, që t’i tregojmë të vërtetat tona, të tregojmë si është bërë lufta. Sot jemi në një situatë kur e kemi një gjykatë kundër UÇK-së ndërsa Serbia është e përkëdhelura e Evropës . Kjo duhet të ndryshojë, këtë duhet ta bëjmë ne duke treguar të vërtetat tona. Me këtë rast, duke falënderuar ata që kanë punuar për këtë muze, duhet përkujtuar martirët dhe dëshmorët e kombit”, ka thënë ai.
-
Rregullohen gabimet drejtshkrimore në “Muzeun e Dëshmorëve” në Prizren
-
Muzeu i Dëshmorëve: 8 vjet projekt, 700 mijë euro dhe inaugurim me gabime
-
Gratë veterane të luftës marrin mirënjohje në Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit
-
Veteranët në marshin e UÇK-së kërkojnë lirimin e ish-krerëve në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë
-
Prishtina shënon Ditën e Çlirimit, theksohet se liria e fituar duhet të shoqërohet me përgjegjësi