Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritoret e reja të autobusëve në fazë testuese, ekzistueset do të zhvendosen në zona rurale

Edhe pse janë vendosur në dy vjetët e fundit, pritoret e autobusëve në Prishtinë do të zëvendësohen me të reja. Komuna e Prishtinës ka konfirmuar se është larguar vetëm një, ajo afër Katedrales, dhe se në të do të vendoset një mostër si fazë testuese, para vendimit për versionin final.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka thënë për KOHA.net se pritoret ekzistuese do të zhvendosen në zona rurale.

“Jemi duke i zëvendësuar, realisht vetëm një e kemi largu, atë tek Katedralja. Aty ka për t’u vendosur mostra edhe kemi për ta testuar si mostër a po përshtatet e pastaj me vendos versionin final të pritoreve për zonën urbane (modelin e ri të zgjedhur nga Kryetari Rama). Ndërsa, këto ekzistueset në zonën urbane kanë me u zhvendos në zonën rurale”, ka thënë Musliu.

Pritorja në afërsi të Katedrales u largua të martën. Këto pritore janë kritikuar se nuk janë shumë funksionale, sidomos kur ka reshje shiu. Nga Komuna thanë se zëvendësimi po bëhet për shkak të armortizimit të tyre.

Komuna i ka publikuar fotografitë se si pritet të duken pritoret e reja.

{gallery}

Edhe Qeverisja e re e Prishtinës mban projektin e pritoreve të Ahmetit, me disa ndryshime Arbëri Qeverisja e re e Prishtinës mban projektin e pritoreve të Ahmetit, me disa ndryshime

Marrëveshja për vendosjen e 50 pritoreve në Prishtinë ka qenë që të montoheshin nga fundi i janarit të vitit 2020, ndërsa pritorja e parë ishte vendosur me gjashtë muaj vonesë.

Më 30 tetor të vitit 2019, Komuna e Prishtinës pati nënshkruar kontratë me kompaninë “Selmans Network” për furnizimin me pajisje dhe vendosjen e pritoreve për autobusë të transportit publik të udhëtarëve.

Kjo kontratë, Komunës së Prishtinës i ka kushtuar 292 mijë e 500 euro.