Gjatë ditës së sotme ka pasur deri katër orë pritje në rrugën alternative që është hapur për në Shkup, nëpër një pjesë të malit.
Kjo për shkak të punimeve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, e cila lidh pikën kufitare me Maqedoninë.
Kjo rrugë hapet vetëm një orë gjatë ditës.
Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet tollovia dhe kolonat e krijuara në këtë rrugë.
Me datën 22 dhjetor Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se kjo rrugë ishte hapur për qarkullim, duke ritheksuar se qarkullimi rrugor mund të zhvillohej pa pengesa.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup bllokon rrugën Kaçanik - Hani i Elezit – shoferët të frustruar
-
Pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë përmes këtyre pikave kufitare
-
Vazhdojnë pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova
-
Rihapet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit
-
Ankesa për pritje deri në 10 orë në terminalin doganor në Han të Elezit