Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rihapet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit

Hani Elezit

Foto: Arkiv

Është rihapur pikëkalimi kufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut, në Han të Elezit.

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se lejohen hyrje-daljet për të gjitha automjetet. E terminali doganor mbetet i mbyllur për automjetet për bartje mallrash.

Kufiri u mbyll para rreth tre orësh për shkak të zjarrit.


Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit

Rruga nga Shkupi e në drejtim të pikëkalimit kufitar, Kosovë-Maqedoni e Veriut, në Han të Elezit është bllokuar të mërkurën si pasojë e zjarreve ka njoftuar Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

Sipas njoftimit zjarri është në afërsi të tunelit në Maqedoni. 

Edhe Hapet për qarkullim pika kufitare në Han të Elezit Arbëri Hapet për qarkullim pika kufitare në Han të Elezit

“Ju informojmë bazuar në informatën e pranuar nga pala  e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit  në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t'u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Bllokimi i kësaj rruge pati ndodhur edhe para dy ditësh, për disa orë. Si pasojë ishin shkaktuar kolona të gjata në pikëkalimin në Jazhincë.