Përditësim 20:00 - Për gati dy orë pikëkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut kanë funksionuar me kontroll të dyfishtë, për shkak të problemeve me sistemin e Policisë në Maqedoni.
Siç ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për shkak të rënies së sistemit, veturat që hyjnë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mekanikisht dhe se si pasojë ka pasur kolona të gjata të shkaktuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e saj. Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së. Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfishtë! Ka kolona të gjata në territorin e RMV-së. Do t’u mbajmë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë situatë”, u tha në njoftimin e parë të kësaj qendre, para se më vonë të lajmëronte se gjithçka është rikthyer në normalitet.
Nga prilli, Kosova dhe Maqedonia e Veriut përuruan pikëkalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë. Nga ai moment ka pasur vetëm një ndalësë kontrolli në hyrje të shtetit pritës. E nga qershori një kontroll është edhe në pikëkalimin tjetër Glloboqicë-Jazhincë.
Ditëve të fundit, pikëkalimi në Han të Elezit është mbyllur përkohësisht në dy raste, si pasojë e zjarreve në Maqedoni.