Që nga ora 13:00 e ditës së fundit të këtij viti, qytetarët kanë pasur mundësinë që në dy sheshet e kryeqytetit të argëtohen me program muzikor për festën e fundvitit.
Kjo festë do të vazhdojë edhe në orët e mbrëmjes pasi komuna me moton “Prite n’shesh” ka organizuar program me DJ dhe artistë të ndryshëm, të cilët do të performojnë natën e së martës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFestimet nuk do të përfundojnë në këtë natë, pasi që në ditën e parë të Vitit të Ri në sheshe do të vazhdojë programi festiv edhe më 1 janar.
Por, qytetarët i kanë mendimet e ndara rreth vendit se ku do ta presin ndërrimin e moteve . Disa qytetarë thonë se nuk do të dalin fare në shesh pasi kanë vendosur që këtë festë ta presin në shtëpi me familjet e tyre.
E të tjerët thonë se Vitin e Ri do ta presin në shesh.
Qytetarë të tjerë presin që viti 2020 të jetë më i suksesshëm për Kosovën, ngase sipas tyre, vitin që po e lëmë pas nuk ishte aspak i mirë.
Për festën e Vitit të Ri më 31 dhjetor Komuna ka planifikuar që të shpërndajë edhe dhurata për fëmijët në shesh.