Për dallim nga viti i kaluar që pandemia Covid-19 kishte bërë që shumë qytetarë ta prisnin festën e Vitit të Ri në shtëpitë e tyre, këtë vit sheshi i zgjatur i Prishtinës ka qenë i stërmbushur nga qytetarët. Me shpresën se Viti i Ri do të sjellë ndryshime për të mirë, ata kanë festuar deri në orët e vona. Ajo që u vu re ishin turistët të cilët kishin preferuar t’i kalonin festat e fundvitit në Prishtinë
Për ta pritur ndërrimin e motmoteve Komuna e Prishtinës ka organizuar programin festiv “Festo me yje” në sheshin më të ri të Prishtinës.
Shumë qytetarë kanë qenë prezentë në këtë koncert cili filloi nga ora 23:00.
Temperaturat e ulëta nuk i penguan qytetarët e shumtë të bëhen bashkë për festë.
Disa minuta para mesnatës, kryetari Rama, mori fjalën në skenë ku bashkë me të gjithë pjesëmarrësit, u bë numërimi mbrapsht i 10 sekondave para vitit 2023.
Qytetarët shpresojnë që Viti i Ri të jetë më i mirë sesa ai 2022. Shpresojnë që këtë Vit të Ri të ketë më pak sfida.
Në festën e mbrëmshme ka pasur edhe shumë vizitorë të huaj që Vitin e Ri preferuan ta prisnin në Prishtinë.
koncertin e organizuar nga Komuna e Prishtinës morën pjesë shumë emra të njohur të estradës kosovare.
-
I ftohti zbeh interesimin për të festuar në ambiente të hapura
-
Shumë qytetarë pritën Vitin e Ri në sheshe – fishekzjarrët mbulojnë mungesën e organizimeve institucionale
-
Qytetarët thonë se do ta presin Vitin e Ri në shtëpi
-
Festa në Prishtinë nisi nga paraditja në “sheshin e ri”
-
Sheshet e zbrazëta për Vitin e Ri, u festua në ambiente familjare