Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Festa për Vitin e Ri, qytetarët në kryeqytet urojnë perspektivë për të rinjtë dhe formim të institucioneve

Pa fishekzjarrë, por me organizime të shumta, është pritur Viti i Ri në sheshet e kryeqytetit.

Shumë vendës, por edhe shtetas të huaj, kanë pritur ndërrimin e moteve në sheshin “Skënderbeu”, raporton KTV.

Atyre u ka pëlqyer atmosfera dhe dekorimet e qytetit.

Thonë se kësaj here kanë dashur që të festojnë me sa më shumë njerëz.

Por, edhe shumë bashkatdhetarë kanë ardhur në vendlindje për festat e fundvitit.

Në sheshet e Prishtinës, në natën e parë, pati koncerte të organizuara nga Komuna e Prishtinës.

Edhe I ftohti zbeh interesimin për të festuar në ambiente të hapura Arbëri I ftohti zbeh interesimin për të festuar në ambiente të hapura

Berisha thotë se fishekzjarrë s’ka pasur këtë vit për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Por, festa pas mesnatës ka vazhduar edhe në klubet e kryeqytetit.

Festa në sheshet e kryeqytetit do të vazhdojë edhe me datën 1 janar.