Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina, “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë zyrtarisht të ditur se kryeqyteti jonë është zgjedhur si “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë zyrtarisht të ditur se kryeqyteti jonë është zgjedhur si “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo gjë do të ndikojë që Prishtina jonë të jetë një destinacion dhe qendër e shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjatë vitit 2024, raporton KosovaPress.

Kryetari Përparim Rama, u shpreh i lumtur me arritjen e këtij suksesi të madh për Prishtinën.

“Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin fantastik se Prishtina është shpallë Qytet Evropian i Sportit për vitin 2024! Ky titull është dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që përqafon jetën e shëndetshme, gjithëpërfshirjen dhe mikpritjen. Na pret një vit i mbushur me ngjarje sportive, angazhim të komunitetit dhe investime në infrastrukturën sportive”, tha Rama.

Po ashtu, ndër të tjera kryetari Rama tha se ky titull është katalizator i cili i nevojitet Prishtinës për të kthyer fokusin tek rëndësia e sportit në shoqëri për një të ardhme më të ndritshme e më të shëndetshme.

Bashkë me Ramën, të pranishëm ishin edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe skitarja e parë nga Kosova që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel./KP