Kryeqyteti i Kosovës pret tal fitoj titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024” nga “ACES Europa”. Kjo shoqatë është me seli në Bruksel, ndërsa shpall çdo vit qytetin evropian të sportit.
Prishtina e ka dorëzuar kandidaturën, ndërsa vendimi do të merret gjatë kësaj jave.
“Pas dorëzimit të kandidaturës, mirëpritëm komisionin vlerësues të ACES Europe për dy ditë vlerësimi të infrastrukturës, klubeve, projekteve dhe mundësive që i ofron Prishtina jonë për të bartë këtë titull. Shumë krenar me përkushtimin e ekipit tim në Drejtorinë e Sportit për këtë përgatitje qe nga janari i këtij vitit. Deri në fund të javës tjetër do të pranojmë përgjigjen e komisionit. Forca Prishtina!”, ka shkruar drejtori i Sportit në kryeqytet, Granit Rugova.
-
Prishtina, “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024
-
Komisioni miraton projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
-
Rama njofton se ICMG-ja ka miratuar vazhdimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare
-
Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë
-
Serbia heq dorë nga Evropiani në Prishtinë