Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ky çmim i është dhënë nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi.
Fondacioni ka thënë përmes një njoftimi se presidentja Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, “duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia”.
Osmani është vlerësuar edhe për punën dhe përkushtimin për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
-
Osmani merr Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”
-
Asambleja Parlamentare e NATO-s ia ndan Osmanit Çmimin për gratë, paqen dhe sigurinë
-
Osmani merr Çmimin M100 për vlera euroatlantike: Kosova është përkushtuar për demokraci
-
Adresimi i Osmanit në fund të mandatit: Kosova nuk dorëzohet kurrë
-
Osmani: Integrimi me merita për të cilin flet BE-ja aq shumë, nuk po ndodh për Kosovën