Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar që të shtensionohet situata në veri të Kosovës dhe të vijojë procesi i negociatave.
Përmes Twitterit, Michel i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që në kontakt me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, të zmbrapsen dhe të largojnë Njësinë Speciale bashkë me barrikadat e vendosura.
"Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti të tërhiqen, duke përfshirë tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë dhe barrikadat, dhe të vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit special të BE-së”, thuhet në shkrimin e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Michel: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është thelbësor
-
Borrelli e quan terrorist sulmin në veri: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë
-
Kurti: Tërheqja e kryetarëve, pas zgjedhjeve në veri
-
Lajçaku e Vuçiqi takohen në Beograd
-
Michel takon Bërnabiqin, kërkon shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri