Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Michel takon Bërnabiqin, kërkon shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është takuar të martën me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, duke deklaruar se shtensionimi i situatës në veriun e Kosovës duhet të ndodhë menjëherë.

Ai shkroi në Twitter se me kryeministren serbe biseduan edhe për vazhdimin e dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Michel shtoi se për Serbinë është kruciale vazhdimi i reformave në rrugën drejt BE-së.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkroi ai.