Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka quajtur të ngathët dhe zhgënjyes procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Në hapje të Samitit të të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Michel, ka thënë se Procesi i Berlinit luan rol të rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, duke parë integrimin në BE si dritën orientuese.
“Rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vjet më parë në Ballkanin Perëndimor e megjithatë ka qenë një rrugë mjaft e ngadaltë, shumë e ngadaltë, zhgënjyese për ju në rajon e për ne në Bashkimin Evropian, por tashmë të gjithë e ndjejmë, të gjithë e dimë se është koha për të arritur premisën tonë”, ka theksuar Michel.
-
Lajçak: Ka ardhur koha që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE
-
Michel: Të bëhemi gati për anëtarë të rinj, Ballkani duhet të hyjë sa më parë në BE
-
Scholz: Duam që Ballkani Perëndimor të hyjë shpejt në BE, por s’është proces gjeopolitik
-
Kryeziu: Procesi i Berlinit ua përcakton rrugën drejt anëtarësimit në BE të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor
-
Begaj: Samiti i Procesit të Berlinit do të nxisë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor