Arbëri

Lajçak: Ka ardhur koha që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Miroslav Lajçak ne Samitin e Procesit te Berlinit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është koha që të bëhet realitet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. 

Lajçak të hënën mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. 

“Me ftesën e kancelarit gjerman Olaf Scholz mora pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit. Në 10 vjetorin e tij, mesazhet ishin shumë të qarta: është arritur shumë për njerëzit e rajonit, por koha ka ardhur që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Lexo përditësimet tjera
Procesi i Berlinit

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit një plan...