Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, Gazmend Gjonbalaj, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalë në mbështetje të hapur ndaj Albin Kurtit, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit mbi 50 milionë euro.
E tashmë që “Vetëvendosja” i fitoi zgjedhjet, mbetet të shihet nëse biznesmeni nga SHBA do ta ndihmojë Kosovën me 50 milionë euro investim.
Ai kishte deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse sipas tij diaspora e do Kosovën.
Biznesmeni gjithashtu tha se Kurtin e ka njohur qysh nga koha e studimeve. Megjithatë deri në këto zgjedhje ai deklaroi se ka votuar pothuajse të gjitha partitë, por të gjitha e kanë zhgënjyer/Shqip.
-
Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm
-
Kurti: 1 miliard € për prodhimtari e njësit i përbashkët me Shqipërinë
-
Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim
-
Sa para ia kishte premtuar Kurti Përfaqësueses së Kosovës për fitore ndaj Sllovakisë
-
Si raportuan mediat botërore për fitoren e Vetëvendosjes