Prej më shumë se dy vjetësh po vazhdojnë të zvarriten projektet e kanalizimit në fshatrat Gadime, Krojmirë, Smallushë, Bregu i Zi dhe në disa lokalitete të tjera në Komunën e Lipjanit, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë, mosfinalizimi i këtyre projekteve ka nxitur debate mjaft të ashpra të këshilltarëve në mbledhjen e KK-së, të enjten, derisa kërkesat e qytetarëve deri tashti nuk janë shqyrtuar.
Opozita ka kërkuar nga Drejtoria komunale e Shërbimeve Publike të intervenojë me urgjencë për finalizimin e projekteve dhe në disa raste për riparimin e kanalizimit në dhjetëra vendbanime.
Sipas opozitës, ujërat e zeza në disa lokalitete po e vështirësojnë jeten e qytetarëve, ndërkohë Komuna deri tashti nuk është angazhuar sa duhet për zgjidhjen e problemeve jetësore për qytetarët....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Qytetarët e Lipjanit ankohen për kundërmim të ujërave të zeza
-
Prej disa vitesh zvarritet projekti i kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza në Shtime
-
Banorët e fshatit Kosinë në Ferizaj në hall me rrjetin e kanalizimit
-
Banorët e Hallaqit në hall nga ujërat e zeza si pasojë e cilësisë së dobët në punime
-
Defektet në rrjetin e kanalizimit në disa fshatra të Ferizajt nuk sanohen prej disa vjetësh