Posta e Kosovës është duke kryer procedurat për marrjen në posedim të objektit që shfrytëzohej nga Poista e Serbisë në Graçanicë.
Në këtë objekt deri në fillim të këtij viti ka funksionuar ilegalisht Posta e Serbisë.
Sipas informacioneve të marra nga Posta e Kosovës ky objekt ka qenë pronë e ndërmarrjes së komunikacionit Posta, Telegrafia dhe Telefonia (PTT), dhe që në muajt e fundit janë përfunduar procedurat kadastrale për kalimin e saj si pronë e Postës së Kosovës.
Autoritetet shtetërore në Kosovë i konsiderojnë institucionet e Serbisë për komunat në Kosovë si paralele dhe ilegale, dhe në fillim të vitit 2024 ka nisur mbylljen e tyre.
Për shkak të “aktivitetit të paligjshëm” ose “falsifikimit të dokumenteve” – siç e përshkruan Prokuroria e Kosovës punën e institucioneve serbe – janë mbyllur organet komunale të përkohshme, qendrat për punë sociale, Posta e Serbisë, Banka Kursimore Postare, Fondi i Sigurimit Pensional, Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe institucione të tjera.
-
Merret nën kontroll objekti në Graçanicë, ku veproi Posta e Serbisë
-
UNMIK-u për mbylljen e zyrave paralele në veri: Çështjet e pazgjidhura të adresohen në dialog
-
BE: Kosova po vepron në kundërshtim me obligimet ndaj nesh
-
BE: Kosova vepron në kundërshtim me obligimet ndaj BE-së me mbylljen e fondeve të sigurimeve pensionale të Serbisë
-
Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën që përdorej nga strukturat paralele në veri