Patriarku Porfirije ka arritur në Manastirin e Deçanit të premten nga ku iu është drejtuar murgjve duke u thënë se paqja dhe harmonia arrihen përmes takimit.
Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të kuptohet se paqja nuk arrihet me trazira.
“Prandaj është e rëndësishme të vij këtu, të takoj njerëzit që jetojnë këtu, të dëgjoj dilemat dhe dyshimet e tyre, si dhe ata të dëgjojnë të juajat. Nga ai dëgjim, diçka e vlefshme sigurisht lind. E përsëris, gjëja më e rëndësishme është të dihet se mirëkuptimi, harmonia dhe paqja nuk mund të arrihen me trazira”, ka thënë ai, raportoi Danas.
Porfirije ka bërë thirrje që Kosova të mos mbrohet nga rrjetet sociale, por të shkohet të shihet nga afër.
“Mbajeni në mend, mos e mbroni paqen, harmoninë, dashurinë, apo Kosovën, në Youtube dhe Twitter, por ejani shihni, bëhuni pjesë e dhimbjes, ndani të mirat që keni...”, ka thënë tutje ai.
-
Manastiri i Deçanit: Murgjit dhe pelegrinët u përballen me kërcënime nga sulmuesit
-
Koci, qytetarëve që udhëtojnë përmes Serbisë: Postimet në rrjetet sociale mund t'ju sjellin telashe
-
Konjufca në Turqi: Aty ku ka kërcënim të sigurisë, asgjë nuk ecën përpara
-
Për Pashkë bëhet thirrje për paqe, pajtim e dialog
-
Rashiq pretendon se u ngatërrua kur tha se Kurti ia dha tokën Manastirit të Deçanit hatri tij