Përveç pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tani edhe Policia, Zjarrfikësit e nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës do të lirohen nga pagesa e biletave në autobusët e Trafikut Urban.
Njoftimin e ka dhënë të premten Komuna e Prishtinës, e cila ka thënë se kjo po bëhet për të stimuluar përdorimin e transportit publik edhe te gjeneratat e reja.
“Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban. Ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ky vendim hyn në fuqi nga e premtja.

-
Lirohen nga pagesa e "Trafikut Urban" mjekët, mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët nga 1 tetori
-
Nxënësit e studentët kërkojnë të lirohen nga pagesa e transportit publik
-
Biletat e autobusëve në Prishtinë tani vlejnë si për Trafikun Urban edhe për operatorët privatë
-
Invalidët e UÇK-së lirohen nga pagesa e Trafikut Urban
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”