Autobusët janë të mbushur plot, e më 2022 pa paguar me “Trafikun Urban” udhëtuan edhe nxënësit e shkollave fillore.
Por nxënësit e shkollave fillore nuk e shfrytëzojnë shumë transportin, pasi që shkollat i kanë në lagjet ku jetojnë.
Autobusët janë më të nevojshëm për nxënësit e shkollave të mesme, të cilat janë të vendosura nëpër lokacione më të largëta.
Megjithatë, ata nuk janë të liruar nga pagesat.
Ata paguajnë 10 euro në muaj për biletë mujore nëse e përdorin vetëm njërën linjë të trafikut urban.
Nëse duan që bileta të vlejë në të gjitha destinacionet, çmimi i biletës mujore është 12 euro për nxënës e studentë e 14 euro për punëtorë të ndryshëm.
Subvencioni i biletës mujore për studentët nuk është njëherë në plan, por “Trafiku Urban” e ka liruar atë për 2 euro.
Edhe
Autobusët e “Trafikut Urban” pajisen me WI-FI, kostoja rreth 2 mijë euro në muaj
Ka disa vjet që pa para udhëtojnë pensionistët e kryeqytetit, të cilët kërkojnë që udhëtimi pa pagesë të përfshijë edhe të rinjtë si ndihmë në shkollimin e tyre.
Rreth 35.000 qytetarë e përdorin “Trafikun Urban” çdo ditë. Komuna e Prishtinës e paguan ndërmarrjen komunale edhe për çdo kilometër të kaluar, derisa në buxhetin e këtij viti ka ndarë 3 milionë euro për këto shërbime.
Në Komunë nuk kanë treguar nëse do të subvencionojnë biletën për nxënësit e shkollave të mesme.
-
Policia, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore lirohen nga pagesa në Trafikun Urban
-
Pas shtrenjtimit të biletave të “Trafikut Urban”, qytetarët ankohen e kryetari i Prishtinës justifikohet
-
Kryeshefi i Trafikut Urban: Ndërmarrja operon me fitim – problem, borxhi nga komuna
-
Ahmeti: Nuk mund t’i lirosh nga pagesa në fushatë e pas tre ditësh të mbesësh pa para