Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia vazhdon aktivitetet vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia e Kosovës, përkatësisht DHTQNJ, vazhdon me aktivitetet vetëdijesuese në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me moton “Mos hesht”.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sot, më 26.10.2018, në Prishtinë, në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe Komunën e Prishtinës u mbajt një takim njoftues rreth fenomenit të trafikimit, me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëllimi i këtij aktiviteti kishte të bëjë me informimin mbi rreziqet nga trafikimi me njerëz dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie negative.

Po ashtu avancimi i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore, u vlerësua si mjaft i nevojshëm për shoqërinë dhe Policinë.

“Njëkohësisht gjatë këtij aktiviteti të pranishmit u njoftuan se ku mund të kontaktojnë dhe të raportojnë rastet e kësaj natyre. Telefoni pa pagesë: 192 ose 0800 11 112 dhe [email protected]”, thuhet në komunikatë.