Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz shënoi edhe fillimin e fushatës për vetëdijesimin e nxënësve të shkollave të kryeqytetit të Kosovës për të gjitha aspektet e dukurisë së trafikimit me njerëz, bën të ditur Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.
Kategoria më e ekspozuar ndaj kësaj forme të krimit të organizuar janë fëmijët dhe gratë, duke qenë edhe kategoria më e cenueshme e shoqërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrandaj lufta për parandalimin e trafikimit me njerëz duhet të jetë i vazhdueshëm, fillimisht duke vetëdijesuar dhe informuar drejt të gjitha shtresat e shoqërisë, në veçanti fëmijët.
“Fushata ‘Ndal Trafikimin me Qenie Njerëzore’ do të bëhet në formë të ligjëratave nëpër shkolla përgjatë një muaji dhe po mbështetet nga Drejtoria e Arsimit dhe Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.
Dukuria e trafikimit me qenie njerëzore është duke u luftuar në nivel global duke mos e përjashtuar edhe Kosovën.
Prandaj, informimi dhe vetëdijesimi i të gjitha shtresave shoqërore mbi shenjat, rreziqet dhe pasojat e trafikimit me njerëz mundëson edhe gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të të gjithëve në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie negative.