Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon fushata njëmujore e Policisë kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka bërë përmbylljen e aktiviteteve vetëdijesuese, në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me aktivitetin që është mbajtur më 13 nëntor 2018 në Prizren, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Takime të njëjta janë mbajtur në: Prishtinë, Mitrovicë, Zveçan, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan. Numri i pjesëmarrësve në të gjitha këto takime ka qenë mbi 1100 nxënës dhe studentë. Këto aktivitete janë zhvilluar në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe komunat, transmeton Koha.net.

Qëllimi i aktiviteteve ishte që të bëhet informimi mbi rreziqet nga trafikimi me njerëz dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie.

“Porosia e takimeve ishte: Bashkëpuno me Policinë e Kosovës në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se rastet mund t’i referoni në kontaktet: 192 ose 0800 11 112 dhe [email protected].