Policia e Kosovës ka demantuar informatat se xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës dy ditë më parë.
Sipas njoftimit, nuk ka pasur hyrje të kësaj xhandarmërie, porse takim zyrtar në cilësi të takimeve të rregullta, në këtë rast mes përfaqësuesve të KFOR-it amerikan, turk dhe palës serbe.
“Referuar informacioneve zyrtare lidhur me zhvillimet e realizuara në terren vlerësohet se nuk kemi të bëjmë me hyrje të xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, por kemi të bëjmë me realizim të një takimi zyrtar në cilësi të takimeve të rregullta”, thuhet në njoftim.
Më 6 prill, në disa media kosovare u raportua se xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, saktësisht në zonën e Karaçevës.