Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka mohuar se ushtria serbe është futur në Kosovë.
Në një njoftim ka thënë se janë dezinformata dhe ka fajësuar Kosovën për shpërndarje të kësaj dezinformata.
“Ministria e Mbrojtjes së Serbisë njofton se Ushtria Serbe për tash nuk ka kaluar vijën administrative dhe nuk është futur në asnjë mënyrë në territorin e Kosovës e M.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë Serbe të Mbrojtjes.
Në rrjete sociale ka qarkulluar një video, ku dëgjohen të shtëna me armë e thuhej se kjo po ndodh në kufirin Kosovë – Serbi.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia demanton mediumet në Serbi që pretenduan se zjarri në zonën e Bërnjakut u shkaktua nga Kosova
-
Policia i quan dezinformata raportimet se një grup shqiptarësh sulmoi policinë serbe
-
Policia demanton raportimet se shqiptarët hapën zjarr ndaj ushtrisë serbe, arreston 4 serbë për kalim ilegal të kufirit
-
KFOR-i as nuk e pohon e as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
-
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes “për tejkalim të kufirit”