Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia i quan dezinformata raportimet se një grup shqiptarësh sulmoi policinë serbe

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës i ka mohuar raportimet në mediat serbe se “disa persona shqiptarë të maskuar vendosën pengesa në rrugë, pastaj qëlluan me 10 plumba ndaj policisë serbe në zonën Madljika, siç e quajnë në Zonën Tokësore të Sigurisë në Serbinë jugore”.

Në një reagim të Policisë thuhet se ato janë dezinformata të publikuara kryesisht në çarqe e media serbe e pa verifikim paraprak. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Policisë nuk ka dëshmi apo të dhëna që një rast i tillë ka ndodhur. 

“Policia e Kosovës sqaron me përgjegjësi të plotë institucionale se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore, duke përdorur të gjitha format verifikuese institucionale, duke rezultuar se nuk ka dëshmi apo të dhëna zyrtare për ndonjë rast të tillë të evidentuar apo të ndodhur në brezin kufitar të asaj zone”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Sipas Policisë kjo është hera e dytë që lajmë të tilla publikohen. 

“Fakti që lajmi i djeshëm është i ngjashëm me atë të datës 07.02.2026, ku ishte raportuar se me datën 05.02.2026 rreth orës 16:00 ka pasur të shtëna (më shumë se 100 plumba nga armë automatike) në drejtim të Policisë së Serbisë në fshatin Parada të Kurshumlisë, territori i Serbisë, nga persona të panjohur, të cilët më pas sipas tyre, kishin ikur në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës, shton dyshimet për orkestrim të qëllimshëm të prodhimit të dezinformatave”, thuhet në njoftim.

Tutje shtohet se bëhet fjalë për zonën e njëjtë, fshatin Reqicë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Deri më tani, bazuar në të gjitha burimet e mundshme në dispozicion nuk ka asnjë konfirmim se një incident i tillë me të vërtetë ka ndodhur, si ditën e djeshme e po ashtu me datën 05.02.2026. Për të gjitha veprimet është njoftuar edhe KFOR-i”, thuhet në njoftim.