Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia kërkon kujdes të shtuar nga vozitësit në rrugët me borë

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me borë dhe ngrica.

Përmes një njoftimi Policia ka kërkuar nga vozitësit që të përshtatin shpejtësinë dhe të mbajnë distancën.

KOHA ka raportuar për një kolonë të krijuar në magjistralen Prizren-Gjakovë si pasojë e reshjeve të mëdha të borës gjatë së dielës në vend. Në anën tjetër Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

pli