Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Ibër-Lepenci” hyn në objektin që dyshohet se shfrytëzohej nga strukturat paralele

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ofruar asistencë për zyrtarët e ndërmarrjes publike Ibër-Lepenci në veri të vendit, për të hyrë në një objekt pranë liqenit të Ujmanit, që dyshohet se përdorej si institucion paralel i Serbisë. 

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se operacioni që është zhvilluar të martën, ka ndodhur pa incidente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po, i kemi asistuar zyrtarët e Ibër-Lepencit për të hyrë në një objekt te liqeni i Ujmanit”, ka thënë ai. 
Për këtë aksion, ka reaguar drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se do ta informojë komunitetin ndërkombëtar për të. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një objekt të Kryqit të Kuq.

“Një numër i madh i policëve hynë në objekt, ku kryen hetime dhe nuk lejuan askënd, as rojën, që t’i shoqërojë gjatë hetimeve, që lë hapësirë për manipulime nga falangat e Kurtit”, ka thënë ai në një komunikatë për media.

Ditëve të fundit, autoritetet e Kosovës kanë marrë nën kontroll disa objekte, të cilat shfrytëzoheshin në kuadër të sistemit të Serbisë. Janë marrë nën kontroll një ndërtesë që përdoren nga Shërbimi Nacional për Punësim, ambientete e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, palestrës sportive, muzeut të qytetit dhe disa institucioneve të tjera.

Bashkimi Evropian i ka cilësuar të njëanshme dhe të rrezikshme për përshkallëzim të situatës, veprimet të autoriteteve të Kosovës.