Përfaqësues të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës kanë nisur aksionin e radhës për rrënimin e hotelit “Jezero” në pronën e kësaj ndërmarrje, përreth Liqenit të Ujmanit.
Siç ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, aksioni po asistohet nga Policia e Kosovës.
Elshani ka bërë të ditur se Policia po e asiston ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë këtij procesi.
Aksioni është ndërmarrë pasi ka skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për shfrytëzuesit e objektit që ta lirojnë pronën, për të cilën ndërmarrja ka deklaruar se është uzurpuar.
Ditë më parë, u rrënuan 11 vila të ngritura po ashtu ilegalisht në zonën e Ujmanit. Edhe ai u veprim u mor me kërkesë të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, në pronën e së cilës u ngritën objektet.
Megjithatë, rrënimi i tyre nxiti reagimin e partnerëve ndërkombëtare. Sipas përfaqësive diplomatike në Kosovë, nuk u respektua procedura e rregullt ligjore.
VIDEO:
Haxhiu nga Zubin-Potoku: Mbetjet e gjetura janë të njerëzve, të ruhet integriteti i hetimeve
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku institucionet e Kosovës po zhvillojnë gërmime në kërkim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu tha se në terren po angazhohen institucionet përgjegjëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Sot, bashkë me ministren Bogujevci, dhe me ministrin Hoti jemi këtu në fshatin Kalludër, për të parë nga afër punën e ekipeve tona në kërkim të së vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Më lejoni që së pari të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për përfshirjen në këtë proces, secilin institucion në veçanti: nga Policia, nga Prokuroria, nga Komisioni për Personat e Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, po ashtu nga IML-ja, por edhe secilin institucion tjetër që po e bëjnë angazhimin më të madh për të ardhur deri te e vërteta. Tash ajo çfarë është konfirmuar është që mbetjet janë me prejardhje njerëzore. Tani duhet të presim punën e institucioneve kompetente për ekzaminime dhe për identifikim”, ka thënë ajo.
Haxhiu, ka bërë thirrje që të ruhet integritetit i hetimeve.
“Ajo çfarë është e rëndësishme ta theksoj është që secili nga ne, institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe mediat, duhet të kujdesemi që ta ruajmë integritetin e hetimeve, sepse kjo është një çështje shumë e ndjeshme, e po ashtu të kemi konsideratë për familjet që presin informacione se çfarë po ndodh në këtë terren”, ka shtuar ajo.
Haxhiu tha se çështja e personave të zhdukur me dhunë mbetet plagë e hapur edhe më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës.
“Ajo çfarë duhet të theksoj po ashtu është që personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë — pra gjatë luftës së fundit në Kosovë — është plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot. Pra, përkundër faktit që kanë kaluar mbi 27 vite nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte. Për sa kohë këtu po bëhet përpjekje maksimale për të kuptuar se ku janë personat e zhdukur me dhunë, vazhdojmë të përballemi me gjuhë urrejtjeje, me retorikë shoviniste, me mohim të krimeve, e po ashtu me pretendime me pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës nga krerët e institucioneve në Serbi”, ka shtuar ndër të tjera Haxhiu.
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se deri më tani përreth Liqenit të Ujmanit janë rrënuar 17 objekte.
Pacolli ka shkruar se ky aksion do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
“Vazhdon rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike në Ujman. Deri tash janë rrënuar 17 objekte/villa përreth Liqenit të Ujmanit. Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, ka shkruar në Facebook.
Përfaqësues të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës të enjten rrënuan hotelin “Jezero” në pronën e kësaj ndërmarrje, përreth Liqenit të Ujmanit.
Ditë më parë, u rrënuan 11 vila të ngritura po ashtu ilegalisht në zonën e Ujmanit. Edhe ai veprim u mor me kërkesë të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, në pronën e së cilës u ngritën objektet.