Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e koronavirusit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, drejtoria e Shëndetësisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë dërguar ekipin mjekësor në pikën kufitare në Merdar.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Podujevës përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook. Aty thuhet se ekipi mjekësor do të jetë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë kufitare dhe të cilët mund të kenë simptomat e infektimit nga koronavirusi COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Paralajmërohet kthimi i ekipeve mjekësore në pika kufitare, komunat ankohen për mungesa në staf
-
Podujeva aktivizon Qendrën Operative Lokale Emergjente
-
Dy familjarë të të infektuarit nga Podujeva po trajtohen në Infektivë
-
Në Podujevë nesër diskutohet për situatën e krijuar pas infektimit të një qytetari të kësaj komune
-
Në Merdar, të gjithë udhëtarët po kontrollohen nga ekipe mjekësore