Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë reaguar pasi një qytetar i kësaj komune ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, nëpërmjet Zyrës për informim ka deklaruar se nesër do të mblidhet edhe Këshilli komunal për të analizuar situatën.
“Një qytetar i komunës sonë, pas kryerjes së analizave në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot ka rezultuar të jetë pozitiv në COVID 19 (Coronavirus). Në cilësinë e nënkryetarit të Komunës, menjëherë pas marrjes së kësaj informate, kam kontaktuar zyrtarët kompetentë komunalë të shëndetësisë dhe të e nivelit qendror, për konfirmimin e rastit”, thuhet në deklaratën e Nexhmi Rudarit. “Personi i infektuar me virusin Corona është një qytetar që para pak ditësh është kthyer Italia. Komuna e Podujevës, në përputhje me vendimin Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe rekomandimet e IKSHPK, për ndërmarrjen e masave preventive, pas shpalljes pandemi të COVID-19 (Coronavirusit), qysh javën e kaluar ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme preventive, duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe pajisjen e institucioneve shëndetësore me material mbrojtës”.
Konform situatës së krijuar nga kjo pandemi, sipas Rudarit, edhe në Podujevë janë duke u respektuar rekomandimet për mbylljen e të gjitha objekteve tregtare dhe restoranteve e lokaleve. Ai ka thënë se inspektorët vazhdimisht janë në teren dhe po përcjellin zbatimin e vendimeve të marra për masat parandaluese të COVID - 19
“Luten qytetarët që të zbatojnë të gjitha udhëzimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Këshilli komunal për menaxhimin dhe zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse nga COVID-19 do të mblidhet nesër në mëngjes për të analizuar situatën aktuale dhe koordinimin e aktiviteteve të mëtejme, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, duke pasur parasysh edhe vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik. Bëni kujdes, nuk ka vend për panik”, është shprehur Nexhmi Rudari.
-
Rudari rezulton pozitiv me COVID-19
-
Podujeva përballet sërish me të infektuar, s’ka mjaftueshëm teste
-
Podujeva kërkon nga qytetarët të aplikojnë masat mbrojtëse kundër virusit
-
Komuna e Podujevës kërkon nga qytetarët t’i respektojnë rekomandimet kundër COVID-19
-
Podujeva aktivizon Qendrën Operative Lokale Emergjente