Me shtimin e numrit të rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë përsëri do t’i vendosë ekipet mjekësore nëpër pikat kufitare në gjithë vendin.
Por, përderisa një gjë të tillë ia kanë pohuar Kohës zyrtarë të kësaj Ministrie, kjo komunave ende nuk u është komunikuar.
Komuna e Vushtrrisë ka mbuluar pikën kufitare në Jarinje me staf mjekësor në fazën e parë të pandemisë.
Por, tash, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, ka thënë se për ta bërë përsëri këtë u duhet ndihma e Ministrisë së Shëndetësisë, si me staf mjekësor, ashtu edhe me mjete financiare.
Sipas Mehollit, tash do të ketë mungesa edhe më të mëdha në stafin mjekësor parësor, pasi që një pjesë e tyre do ta fillojnë specializimin në klinikat e QKUK-së.
Të gatshëm janë shprehur edhe nga Komuna e Prizrenit, megjithatë edhe atje përmendet numri i vogël i stafit mjekësor.
Edhe
Angazhimi i ekipeve mjekësore nëpër kufij u sjell telashe komunave
Përderisa Asociacioni i komunave të Kosovës nuk e ka përkrahur idenë që komunat të dërgojnë staf mjekësor nëpër pikat kufitare, pasi që thonë se matja e temperaturës mund të bëhet edhe nga dikush tjetër.
Sipas AKK-së, gjatë kësaj periudhe komunat kanë marrë shumë përgjegjësi nga niveli qendror dhe ato e kanë nën përgjegjësi që t'i vizitojnë familjet e prekura nga COVID-19, ndër shumë përgjegjësi të tjera.
-
Në mungesë të mjekëve, dy komuna kontraktojnë shërbime shëndetësore
-
Kërkohet rikthimi i kontrolleve mjekësore në pikat kufitare
-
Zemaj kërkon shtim të kontrollit në pikat kufitare pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19
-
Podujeva dërgon në pikën kufitare të Merdarit ekip mjekësor për koronavirusin