Mesditën e së dielës, dy autobusë me shtetas kosovarë që kishin qëndruar në Slloveni, Austri e Gjermani hynë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdar.
Ndryshe nga rutina e kontrolleve nga njësitet e Policisë, qytetarët u janë nënshtruar me radhë edhe kontrolleve mjekësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ekip i mjekëve nga Fushë-Kosova kanë ardhur në mbështetje të atyre nga Podujeva.
Sipas tyre, në këtë pikë kufitare po zbatohen masat e Qeverisë dhe qytetarët që po kontrollohen po marrin udhëzime që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, raporton KOHA.
Ata tregojnë se numri i qytetarëve ka rënë dukshëm.
Pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, ekzekutivi kosovar ka mbyllur kufijtë tokësorë.
Përjashtim bëjnë qytetarët kosovarë që hyjnë në Kosovë, të cilët do t'u nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë.
Qeveria, gjithashtu, në kuadër të masave në mbrojtje të koronavirusit ka vendosur që ta pezullojë transportin ndërurban dhe atë të organizuar ndërkombëtar, përderisa nga 16 marsi do të anulohen edhe fluturimet në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.