Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth 200 mërgimtarë kontrollohen në Merdar, njëri dyshohet të jetë me koronavirus

Rreth 200 persona, nga ora 7:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme, kanë hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Merdar, e ku shumica e tyre vijnë nga Gjermania, Austria, Kroacia dhe Serbia.

Të gjithë personat që kaluan përmes kësaj pike kufitare u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore për koronavirus, e gjatë ditës së sotme një person që kishte ardhur në Kosovë nga Gjermania përmes kësaj pike kufitare, është dërguar në Klinikën Infektive si i dyshuar me Covid-19, raporton KP-ja.

Doktoresha Shqipe Ramadani, tha se në këtë pikë kufitare janë kontrolluar të gjithë udhëtarët që kanë hyrë në Kosovë.

Ajo ka dhënë detaje rreth personit që është dyshuar si i infektuar me koronavirus, derisa thekson se i njëjti ka pasur temperaturë të lartë.

"Pak më parë patëm një rast të cilin e dërguam në Klinikë me temperaturë pak të lartë", tha ajo.

Ramadani tha se si staf mjekësor nuk janë pajisur mjaftueshëm me material mbrojtës nga koronavirusi.

Edhe Në Merdar, të gjithë udhëtarët po kontrollohen nga ekipe mjekësore Arbëri Në Merdar, të gjithë udhëtarët po kontrollohen nga ekipe mjekësore

Gjatë kohës sa ekipi i KP-së ka qëndruar në pikën kufitare Merdar, nga aty një numër i madh i udhëtarëve kanë hyrë në Kosovë.

Fevzi Zaka në Kosovë ka ardhur nga Gjermania për pushim, ndërsa kontrollet që bëhen në kufi i sheh si të mira për parandalim të koronavirusit.

"E vlerësojmë këtë kontroll, është për të mirën tonë, besoj që me u marrë masat parandaluese janë të mira", tha Zeka.