Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Planifikimi buxhetor në takime me qytetarë

Megjithëse gjatë vitit janë të planifikuara takimet publike të drejtuesve të Komunës me qytetarë, për të dëgjuar nevojat dhe propozimet e tyre, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka futur në agjendën e tij rritjen e komunikimit me të shpeshtë me qytetarët e kësaj komune, duke i vizituar të gjitha lagjet e qytetit dhe fshatrat, me qëllim që të ndihmojnë në hartimin e buxhetit të Komunës për vitin e ardhshëm.

Këto takime më të shpeshta me qytetarët, Elezaj planifikon t’i zhvillojë tre muajt e ardhshëm. “Duam të dalim me vizita në terren, pasi kemi filluar t’i hartojmë projektet kapitale për vitin e ardhshëm. Por edhe për këtë vit do ta diskutojmë formën e implementimit të projekteve që i kemi për 2018 dhe do të shohim nevojat për investimet për vitin 2019”, thotë ai për KD-në, duke treguar se këto takime do t’i zhvillojë kryesisht me përfaqësues të fshatit dhe me aktivistë që përfaqësojnë interesat e fshatit, pa dallim.

Për vitin vijues projektet që janë planifikuar vitin e kaluar, sipas kreut të Komunës, nuk do të preken apo hiqen nga listat, por, siç shton ai, do ta respektojnë buxhetin ashtu si është planifikuar për sivjet nga pushteti i mandatit të kaluar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm