Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Elezaj zotohet për transparencë e llogaridhënie ndaj qytetarëve

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është zotuar se Komuna e Klinës, do të jetë e hapur për bashkëpunim, llogaridhënie dhe transparencë, ndërmjet qytetarit dhe bartësve të organeve komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë zotim ai e ka bërë me nënshkrimin e një memorandumi me organizatën joqeveritare nga Klina “KOHA”,

Memorandumi i mirëkuptimit, siç ka njoftuar kjo organizatë, është nënshkruar të premten nga drejtori i OJQ “KOHA”, Labinot Krasniqi dhe bartësit e dy organeve komunale, kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fadil Gashi.

Memorandumi është një dokument zotim i të dyja palëve për të bashkëpunuar me qëllim të rritjes së përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies të organeve komunale, si edhe informimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.

Drejtori i OJQ “KOHA”, Labinot Krasniqi, ka sqaruar për aktivitetet dhe kontributin që do të japë kjo organizatë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar dhe publikut të gjerë, duke organizuar edhe dhjetëra takime e mundësi diskutimi ndërmjet zyrtarëve komunalë dhe qytetarëve, për të kontribuar për një buxhetim me pjesëmarrje përmes organizimit të takimeve në fshatra dhe në zona urbane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)