Arbëri

Plani zhvillimor lejon gurthyesit në Pejë - ndalon eksploatimin e zhavorrit

Me Planin e ri Zhvillimor Komunal (PZHK) synohet mbrojtja e mjedisit, ndalimi i eksploatimit të zhavorrit në lumenj dhe tokat përgjatë tyre. Megjithatë, ky plan lejon operimin e eksploatuesve të zhavorrit.

Kreu i Pejës, Gazmend Muhaxheri, thotë se Komuna duhet t’u gjejë zgjidhje kompanive që merren me zhavorr.

“Na duhet me pas parasysh se diku duhet t’i orientojmë këto kompani. E kemi orientuar që të ketë gurthyes dhe njëra prej mundësive është që ata me funksionu në Brestovik në pjesën ku ka qenë përpara ndërmarrja ‘Erozioni’ dhe në një pjesë më të gjerë. I vetmi vend që mund të shfrytëzohet guri dhe guri me qenë kualitativ është zona e Brestovikut”, tregon Muaxheri zonën ku Komuna pretendon t’i orientojë gurthyesit pasi të ndalojë eksploatimin e zhavorrit nga Lumëbardhi, shkruan sot Koha Ditore.

Në atë lokacion veç operon një gurthyes dhe për zbatimin e këtij plani zhvillimor duhet marrë dritë të gjelbër edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, pasi pjesë të atij lokacioni gjenden brenda territorit të parkut.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)