Inspektorati Komunal i Pejës ka nisur zbatimin e një plani operativ për mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e dëmtimit të shtratit të Lumëbardhit dhe hapësirave përgjatë tij nga eksploatimi ilegal i zhavorrit.
Këtë plan, siç njoftoi drejtori i kësaj drejtorie, Leotrim Murtezaj, janë duke e zbatuar në fshatrat Gllaviqicë dhe Gorazhdec, me fokusim të veçantë në lokacionet ku do të ndërtohet impianti i ujërave të zeza dhe shtrirja e gypave të kanalizimit në atë pjesë për impiant. Murtezaj tregoi se eksploatuesit e zhavorrit që operojnë legalisht kanë nisur të dëmtojnë qe një kohë shtratin e lumit dhe hapësirat përgjatë tij në ato lokacione, transmeton koha.net.
Në fshatin Gllaviqicë duket sa është pakësuar zhavorri nga eklsploatimi i tij vite me radhë në periudhën e pasluftës nëpër pronat private dhe tash, siç thotë Murtezaj, kanë nisur t’i hidhen zhavorrit në drejtim të Gorazhdecit edhe në afërsi të lokacionit ku do të ndërtohet impianti për trajtimin e ujërave të zeza.\Ilir Osmanaj.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Eksploatuesit detyrojnë Komunën ta ndërtojë impiantin në tjetër lokacion
-
Nxjerrja ilegale e zhavorrit përgjatë Drinit të Bardhë, Prokuroria vazhdon të sekuestrojë makineri
-
Prokuroria e Pejës nis hetimet për pendën e dëmtuar nga eksploatimi ilegal i zhavorrit
-
Eksploatimi ilegal i zhavorrit dëmton pendën e fshatit Kliqinë
-
Opozita në Pejë ngre dyshime për shpronësimin e 4 hektarë tokë për impiantin e ujërave të zeza