Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Plani për “Kalabrinë” përplas Ramën me opozitën

Kalabri

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë të rregullt.

Të zëshëm ishin deputetetët nga opozita si nga ajo AAK-së dhe AKR-së të cilët kërkuan që komuna të ndryshojë mënyrën e planit urbanistik.

Seanca është përcjellë me shumë tensione e përplasje, kurse kryetari Përparim Rama tha se janë të gatshëm që në një seancë tjetër ta fusin në rend dite planin për "Kalabrinë".

Asmblisti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bahri Gashi, ka akuzuar komunën për tentim për betonizimin e kryeqytetit.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të kryeqytetit i cili e ka kundërshtuar këtë gjë, duke thënë se "ne nuk betonizojmë, por bëjmë punë".

Edhe Përparim Rama “aleancë” me LVV-në, kalon plani rregullues për “Kalabrinë” Arbëri Përparim Rama “aleancë” me LVV-në, kalon plani rregullues për “Kalabrinë”

Të pranishëm në këtë seancë ishin edhe banorët e lagjes "Kalabria" të cilët nga Rama kërkuan t'i mbajë premtimet./ KP


Banorët e “Kalabrisë” protestojnë para Komunës, s’lejohen të hyjnë në seancë

Qytetarë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë dalë para Komunës për të protestuar për mosfutjen e planit të kësaj lagjeje në rendin e ditës në seancën e sotme.

Nuk është hera e parë që qytetarët shprehin këtë pakënaqësi.

Më 8 maj ishte diskutuar për planin e lagjes dhe banorët kishin hyrë në sallën e mbledhjeve në Asamblenë Komunale të Prishtinës duke kërcënuar se “do ta djegin Kuvendin” nëse nuk kalon në seancën e thirrur për 24 maj plani rregullues për këtë lagje.

E një ditë më parë, 23 maj, në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa u vendos që të mos hyjë në rend dite plani rregullues për “Kalabrinë”. Përpjekja e kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, që ta fusë këtë pikë është quajtur kontrabandë nga opozita.

Edhe Asamblisti i PDK-së: Plani i Ramës për “Kalabrinë”, thirrje për abuzim e korrupsion Arbëri Asamblisti i PDK-së: Plani i Ramës për “Kalabrinë”, thirrje për abuzim e korrupsion

Në kohën kur banorëve iu ishte premtuar që ky plan do të votohej brenda 3 muajve, koeficienti 2.4 ishte i parealizueshëm.

Përveç që propozimi parasheh ndërtimin me këtë koeficient në shumicën e lagjes, problem për opozitën është koeficienti 7 i propozuar për parcelën e Stacionit të Autobusëve.

“Kjo po tregon që këtu ka tendencë për të bëre filma, mirëpo ai personazhi që po tenton të dalë i mirë këtu nuk do të dalë në fund. Planit për lagjen ‘Kalabria’ tani që ne e morëm vesh do ta ketë koeficientin 7, kurse gjatë gjithë paraqitjeve tua dhe në kohën kur kemi qenë në koalicion pati thënë që ministria e ka kthyer dhe se koeficienti prej 2.4 ka qenë i parealizueshëm”, ka thënë Leutrim Retkoceri, këshilltar i PDK-së.

Rritjen e koeficientit në hapësirë publike Rama e ka arsyetuar me mundësi të shpronësimeve për projektet madhore sikurse unaza e qytetit.

“Plani ka qenë në diskutim publik dhe e kemi diskutuar edhe më herët, e kam treguar edhe koeficientin 7 te Stacioni i Autobusëve. Çdo pronë që ka qenë e Komunës si dhe e Qeverisë kemi propozuar që të rritet koeficienti në mënyrë që t’i kryejmë shpronësimet për unazën e kryeqytetit, si dhe për fshatin Olimpik”, është shprehur kryetari Rama.

Gjatë mbledhjes së kaluar banorët e “Kalabrisë” ishin prezentë në sallë dhe morën premtim se plani i lagjes do të jetë në rend dite më 24 maj.

Edhe Rama s’lejohet nga opozita ta fusë në rend dite planin për “Kalabrinë” Arbëri Rama s’lejohet nga opozita ta fusë në rend dite planin për “Kalabrinë”

VIDEO:

LEXO EDHE: